Plani i Rritjes/ Komisioni Evropian miraton 158.9 milionë euro fonde, ja sa përfiton Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi
Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të mërkurën, teksa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, ngelin mbrapa. Nga ky këst – i treti për këto vende – Shqipërisë i janë ndarë 49 milionë euro, Malit të Zi 44.2 milionë euro, ndërsa Maqedonisë së Veriut 65.7 milionë euro. Kjo pagesë lidhet me periudhën e tretë gjashtëmujore të raportimit, e cila përfshin reformat e zbatuara deri në fund të dhjetorit 2025. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, pagesa vjen pas kërkesës për ndarjen dhe vlerësimin pozitiv të komisionit për hapat reformues të ndërmarrë në fushën e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të...
Burimi:
javanews.al