PL krah protestës kundër TEC-eve lundruese në Vlorë, Meta: Të largohen, hetim çdo abuzimi
Partia e Lirisë mbështet plotësisht protestën qytetare kundër TEC-eve (rangallë) lundruese në Vlorë (që nuk prodhojnë energji, por vetëm gllabërojnë miliona euro) dhe i bashkohet kërkesës shumë legjitime për largimin e tyre të menjëhershëm, shkruhet në një postim në facebook të kreut të kësaj partie, Ilir Meta. PL kërkon transparencë të plotë, hetimin dhe nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive ligjore. "Këto TEC-e jo vetëm përbëjnë një kërcënim serioz për mjedisin dhe turizmin e Gjirit të Vlorës, por janë kthyer edhe në simbol të një afere shumë të rëndë korruptive financiare prej qindra milion euro, që plaçkiten nga xhepat e shqiptarëve. Partia e Lirisë kërkon transparencë të plotë, hetimin dhe nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive ligjore për çdo abuzim si dhe ndërprerjen e menjëhershme të çdo pagese...
Burimi:
syri.net