Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit
Gjykata e Tiranës ka kthyer mbrapsht padinë e aktivistes demokrate Evi Kokalari për pezullimin e menjëhershëm të zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike. Gjykata është shprehur se kërkesa ka të meta sepse nuk plotëson kriteret formale-proceduriale. “Kërkesa është vlerësuar nga Gjykata brenda afati ligjor, në përfundim gjykata ka vendosur kthimin e kërkesës me të meta, për shkak të mos plotësimit të kritereve formale-proceduriale të parashikuara nga legjislacioni procedural civil (nenet 154-156 Kodit të Procedurës Civile)”, thuhet në vendim. Gjithashtu, cilëson se vendimi nuk është përfundimtar sepse paditësi mund ta paraqesë sërish kërkesën duke plotësuar boshllëqet. Në të kundërt, mund të zgjedhë rrugën e ankimit në Apel brenda 5 ditëve. “Gjykata ka theksuar gjithashtu, se vendimi për kthimin me të meta të kërkimit nuk përfaqëson një...
Burimi:
javanews.al