Pezullimi i Ballukut, Bardhi: Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit, Këshilli i Mandateve të mblidhet të hënën
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish të dielën në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar mbledhjen sa më parë të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të saj dhe lejimin e arrestit nga SPAK por edhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për sulme të vazhdueshme ndaj drejtësisë. Në një deklaratë për shtyp, Bardhi u shpreh se nga cilësimi i pezullimit si “budallallëk botëror” e deri te akuzat për “drejtësi të papjekur”, kryeministri është shndërruar, sipas tij, në një figurë që sheh armiq kudo dhe lufton beteja të pavërteta. “Problemi nuk janë metaforat e Ramës, por frika e tij për shkak të punëve të zeza”, tha Bardhi, duke theksuar se kur një...
Burimi:
sot.com.al