Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar përvjetorin e 27-të të nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë. Berisha kërkoi në këtë përvjetor që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Si sot 27 vite më parë, Aleanca ndërmori ofensivën ajrore më të fuqishme pas Luftës së Dytë Botërore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, gjenocidit serb në Kosovë dhe bëri të mundur me sulmin e saj çlirimin e Kosovës nga pushtuesi barbar serb. Ndaj dhe sot çdo shqiptar përulet me mirënjohjen e pakufishme për Aleancën e Atlantikut të Veriut, për komandantin, heroin kombëtar të shqiptarëve, presidentin Bill Klinton që udhëhoqi me aq vendosmëri si...
Burimi:
top-channel.tv