Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Bëj thirrje që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka rikthyer në vëmendje rolin e Aleancës në çlirimin e vendit, duke bërë thirrje të drejtpërdrejtë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. “Sot është një datë e shënuar në historinë kombëtare të shqiptarëve, por edhe në historinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, u shpreh Berisha, ndërsa kujtoi se “si sot 27 vite më parë, Aleanca ndërmori ofensivën ajrore më të fuqishme pas Luftës së Dytë Botërore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit”. Teksa vlerësoi ndërhyrjen që, sipas tij, “bëri të mundur çlirimin e Kosovës nga pushtuesi barbar serb”, Berisha theksoi mirënjohjen ndaj NATO-s dhe rolit të Shteteve të Bashkuara, duke veçuar ish-presidentin Bill Clinton si “hero kombëtar të shqiptarëve”. Ai deklaroi se “pranimi i...
Burimi:
vizionplus.tv