Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale/ Mazniku tentoi t’i heq mikrofonin, Boçi: Stop kësaj orkestre
Seanca e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale është shoqëruar me debate të ashpra mes bashkëkryetarëve. Deputeti demokrat Luçiano Boçi reagoi ashpër pas ndërhyrjes së bashkëkryetarit të PS-së, Arbjan Mazniku, i cili i hoqi mikrofonin duke mos e lejuar të përfundojë parashtrimin e tij. Gjatë përplasjes u dëgjuan replika të forta, ku Boçi akuzoi Maznikun për ndërhyrje jo etike, ku u shpreh se nuk do e lejonte vazhdimin e kësaj 'orkestre'. Debati përfundoi me largimin e Boçit nga salla, duke tensionuar më tej mbledhjen. Pjesë nga debati: Boçi: Mund ta mbyll se nuk është etike. Jo me ma heq mua mikrofonin… Mazniku: Kanë folur nga ana e opozitës, nuk ka fol asnjë nga maxhoranca. Boçi: Nuk është etike që ndërhyn në fjalën time. Tani e tepruat. Nuk...
Burimi:
syri.net