Përplasje në gjyq, Kryemadhi: Nuk na kanë dhënë përgjimet e familjarëve

Përplasje në gjyq, Kryemadhi: Nuk na kanë dhënë përgjimet e familjarëve

Gjatë seancës së sotme në themel për ish-Presidentin Ilir Meta dhe të pandehurit e tjerë, Monika Kryemadhi pretendoi se nuk i janë dhënë provat siç duhet, dhe USB-ja është e paaksesueshme. Po ashtu Kryemadhi pretendon se nuk janë përgjimet në dosje. Gjykata u përgjigj duke thënë se përgjimet nuk ekzistojnë, por kjo u kundërshtua nga Kryemadhi. Kryemadhi: Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve.SPAK: USB është marrë në gjykatë? Do ta zgjidhim, do ta japim.Monika: Dua edhe përgjimet. SPAK: Keni çdo gjë në dosje. Monika: Jo, nuk i keni futur përgjimet. Gjykata: Gjykata nuk ka se si...