Përplasje mes Ismailit dhe Spiropalit? Peleshi nga Maliqi: Nuk ka përçarje në PS, thashetheme politike
Elisa Spiropali, Niko Peleshi, Erjona Ismaili TIRANË- Pas raportimeve se në mbledhjen e djeshme në Partinë Socialiste ka pasur përplasje mes Erjona Ismailit, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetes Elisa Spiropalit, ka reaguar Niko Peleshi. Nga Maliqi, kreu i Kuvendit rrëzoi dyshimet për një përçarje të mundshme brenda socialistëve, duke i cilësuar ato si thashetheme politike. Peleshi theksoi se në mbledhje ka pasur diskutime që kanë zgjatur me orë të tëra, duke i konsideruar si të shëndetshme për frymën e brendshme të partisë. “Nëse i referoheni thashethemeve, unë nuk mund të komentoj thashetheme pa substancë politike. Nuk di ç’do të thotë përçarje. Natyrisht ka diskutime. Orë të gjata diskutimi kemi pasur dje dhe kjo besoj është e shëndetshme. Natyrisht që s’mund të quhet përçarje...
Burimi:
zeri.ai