Përplasje mes Ballës dhe Spiropalit? Kreu i grupit të PS: Vendimi për mungesën i takon grupit. Deputetja: Mblidhe sa më parë!
elisa spiropali dhe taulant balla TIRANË- Mungesa e deputetes socialiste Elisa Spiropali në Kuvend më 12 mars të këtij viti, ku mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut, duket se ka sjellë “përplasje” me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës. I pyetur nga gazetarët nëse do të merrte masa për mungesën e Spiropalit në seancë, Balla tha sot se mund të mbledhë grupin parlamentar të PS për të marrë një vendim lidhur me mungesën e deputetes. “Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, deklaroi Balla sot. Disa orë pas kësaj deklarate, përmes një postimi në rrjetet sociale, reagoi edhe deputetja socialiste. Spiropali shprehet...
Burimi:
zeri.ai