‘Përplasja’ të enjten në seancë plenare, votimi për Ballukun pikë e parë e rendit të ditës
Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Në njoftimin e rendit të ditës, Kuvendi bën me dije se kjo pikë do të jetë e para, fill pas nisjes së seancës në ora 10:00. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare do të mbahet po në datën 12 mars, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve demokratë që të mblidhen përpara Kuvendit. Ora e protestës është njoftuar 10:00, e cila përkon me nisjen e seancës plenare. Thirrjet e Berishës për protestuesit jashtë Kuvendit dhe paradite, ndryshe nga protestat e tjera kombëtare që janë zhvilluar në orët e pasdites, në fokus...
Burimi:
ntv.al