Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Përmbytjet kanë “zaptuar” vendin, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, vendimet që pritet të merren
foto ilustrim: edi rama-permbytjet TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të mbledhë ditën e nesërme Komitetin e Emergjencave. Mbledhja pritet të nisë në orën 08:30, ku pritet të adresohen problematikat dhe bilanci i përmbytjeve dhe do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën. Burime bëjnë me dije se kryeministri Rama do të dalë në një deklaratë nga godina e qeverisë, ku do të adresojë paketën e masave dhe të dëmshpërblimeve për qytetarët e prekur nga përmbytjet. Mësohet se mbledhje priten që të jenë Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të cilat do të angazhohen në hartimin masave dhe paketës së dëmshpërblimit, nga e cila do të përfitojnë familjarët, bizneset dhe...