Përmbytja e Durrësit, një çështje e njohur për pushtetarët! ‘PLUG’ e paralajmëroi gati një vit më parë

Përmbytja e Durrësit, një çështje e njohur për pushtetarët! ‘PLUG’ e paralajmëroi gati një vit më parë

Përmbytja e qytetit bregdetar dhe qarkut të Durrësit nuk është një histori e panjohur jo vetëm për qytetarët por edhe për vetë institucionet shtetërore, që heshtin përballë skandaleve të tilla që i lidhin ata direkt ose indirekt në afera korruptive. Vetë emisioni ‘Plug’ në Syri Tv e pati paralajmëruar situatën me përmbytjet në Durrës, gati një vit më parë, kur më 29 mars të 2025 transmetoi skemën e zhvatjes së miliona eurove të taksapaguesve shqiptare, të ashtuquajturën, Skema ‘5B’, e cila lidhte drejtpërdrejt si të përfshirë drejtorët e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njëkohësisht edhe numri dy i qeverisë. Durrësi, raportonte asokohe ‘Plug’, bashkia e dytë më e rëndësishme në vend, por edhe për nga niveli i abuzimeve korruptive, vuri në fokus dy...