“Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish ndaj atyre personave me agjenda të caktuara, që sipas tij duan të përfitojnë nga protesta. Në një postim në rrjetet sociale Rama publikoi foton e një gruaje që bën thirrje për rrëzimin e qeverisë por qëllimi i vërtetë është diçka tjetër. “Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruan Rama. Rama dhe një herë thekson se nuk ka asgjë kundër protestave qytetare, por nuk mund të tolerojë...
Burimi:
vizionplus.tv