Përjashtimi nga partia/ Edmond Spaho: Kam pasur përplasje fizike me Flamur Nokën

Përjashtimi nga partia/ Edmond Spaho: Kam pasur përplasje fizike me Flamur Nokën

Ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka zbardhur prapaskenat e përjashtimit të tij nga strukturat drejtuese të qarkut të Korçës dhe radhët e PD, duke deklaruar se vendimi ndaj tij u mor pa asnjë arsye zyrtare. Gjatë një interviste ai shpjegoi se fillimisht e mbështeti rikthimin e Sali Berishës dhe ‘Rithemelimin’ pas zhgënjimit nga Lulzim Basha, por premtimet për parime demokratike dhe primare nuk u mbajtën. Spaho zbuloi se kishte plotësuar edhe kushtin e vendosur për listat duke siguruar 400 emra emigrantësh për votim, por kjo nuk u mor parasysh nga drejtuesit e partisë. Ai pranoi gjithashtu se ka pasur përplasje të ashpra, pothuajse fizike, me Flamur Nokën, për shkak të pakënaqësive që kishte shprehur hapur ndaj linjës së ndjekur nga partia. “U prishën koalicionet parazgjedhore....