Përjashtimi i 6 deputetëve të PD/ “Ndezën flakadanë e hodhën sende drejt kryeparlamentarit”, Manja: U kryen vendime të dhunshme

Përjashtimi i 6 deputetëve të PD/ “Ndezën flakadanë e hodhën sende drejt kryeparlamentarit”, Manja: U kryen vendime të dhunshme

Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës ku u vendos përjashtimi i deputetëve të PD në lidhje me kaosin dhe tensionet në seancën e së enjtes në Kuvend. “Etika sipas rregullores së sekretariatit në mënyrë taksative i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura. Unë jam drejtuesi dhe njoftimet i bëj unë. Kjo ishte mbledhja e dytë e sekretariatit. Në mbledhjen e parë, meqë ishte një numër i lartë, dhe masat ishin kërkuar të përshkallëzuar, vendosëm që sot të shikonim edhe njëherë pamjet e seancës. Sot u mblodhëm për të dhënë masat. Në përfundim sekretariati vendosi që vetëm 6 deputetë të përjashtohen për 30 ditë pune, kur të fillojë sesioni parlamentar. Deputetët që kanë kryer veprime të dhunshme, duke...