Përjashtimet në PD e Durrësit, Salianji: Humbësat përjashtojnë fituesit
Humbësat përjashtojnë fituesit. Kështu shprehet Ervin Salianji për përjashtimin e Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut, nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, pasi mbështetën ish-deputetin në Foltoren e tij me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës. Salianji e cilëson të “paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën”. Reagimi i plotë i Ervin Salianjit: Humbësat përjashtojnë fituesit. Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët. E paimagjinueshme që...
Burimi:
opinion.al