Përgatitjet për zgjedhjet e drejtuesve, PD “spastron” listat, zbulohet plani i opozitarëve për rifreskimin e partisë
Demokratët po përgatiten për zgjedhje, jo me kundërshtarin politik, por brenda radhëve të saj. Sali Berisha i mbijetoi “nenit Basha” ndonëse humbi zgjedhjet, por në pranverë mandati 4-vjeçar i tij si kryetar skadon, dhe me hir apo pahir i duhet të rinovojë kontratën me demokratët. Bashkë me të dhe lidershipit të partisë. Me zgjedhjet afër, numri dy i PD-së Flamur Noka po spastron terrenin. Përmes një udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm vuri në lëvizje degët e partisë që të ngrenë grupet e punës për rifreskimin e listave të anëtarësisë. Afati që iu la është data 20 shkurt. “Grupi i punës ka në përbërje të tij: a. Anëtarët e Kryesisë së Degës si dhe drejtuesit e Grupseksioneve kur ata nuk janë pjesë e Kryesisë së Degës; b....
Burimi:
top-channel.tv