Përfundon takimi i të Ngarkuarës me Punë të SHBA Van Horn me Peleshin, zbardhen diskutimet
E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horn, zhvilloi këtë të martë një takim informal me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në ambientet e Kuvendit. Takimi, i cili zgjati rreth 30 minuta, ka përfunduar pa një deklaratë zyrtare për mediat mbi detajet konkrete të diskutimeve. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se takimi kishte në fokus partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, veçanërisht bashkëpunimin në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, në kuadër të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.
Burimi:
sot.com.al