Përdori gjuhë fyese ndaj Vokshit, Grupi i PD kërkon përjashtimin e Ballës me 60 ditë nga seancat plenare
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur kërkesë për marrjen e masës disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë” ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e akuzuar për përdorim të gjuhës fyese, seksiste dhe diskriminuese ndaj deputetes Albana Vokshi. Sipas deklaratës së Grupi të PD, Balla me deklaratat e tij cenoi në mënyrë të rëndë dinjitetin njerëzor të deputetes Albana Vokshi. NJOFTIM PËR SHTYP: Në datën 05.03.2026, ora 10:00 është zhvilluar seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla është shprehur: “Thamë t’ju pyesim ju njëherë, po s’kishim kohë. Realisht, realisht, realisht, realisht nuk kishim një numër telefonin tuajin që t’ju merrnim...
Burimi:
syri.net