Peleshi vizitë zyrtare në Prishtinë, takime me Osmanin, Kurtin dhe Haxhiun, në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve

Peleshi vizitë zyrtare në Prishtinë, takime me Osmanin, Kurtin dhe Haxhiun, në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku takoi drejtuesit kryesorë të institucioneve të Kosovës. Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe koordinimi politik në një moment të rëndësishëm për rajonin. Në takimin me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u fol për nisjen e legjislaturës së re dhe për rritjen e bashkëpunimit parlamentar. Dy palët theksuan nevojën për më shumë shkëmbime mes komisioneve parlamentare, grupeve të deputetëve dhe administratave të dy Kuvendeve, si dhe për përafrimin e legjislacionit në funksion të integrimit europian. Peleshi përshëndeti edhe rezolutën në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të paanshëm. Me presidenten Vjosa Osmani, u...