Peleshi uron Bidon në Kuvend, Balla ‘thumbon’ Berishën: Ka nga ata që kanë ndryshuar datën e lindjes

Peleshi uron Bidon në Kuvend, Balla ‘thumbon’ Berishën: Ka nga ata që kanë ndryshuar datën e lindjes

Një urim ditëlindjeje në sallën e Kuvendit është kthyer në debat politik mes mazhorancës dhe opozitës. Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, festoi ditëlindjen dhe u urua në Kuvend nga kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi. Urimi solli reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ngriti pyetjen se përse nuk u bë i njëjti urim edhe për deputeten demokrate Ledina Alolli. Në replikë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e zhvendosi debatin te ditëlindja e vetë Sali Berishës, duke bërë një ironi lidhur me datën e lindjes së tij. “Ka edhe nga ata që kanë ndërruar datën e lindjes, por nuk i hyjmë kësaj historie. Dhe ta urojmë në korrik apo në tetor, ku e kishte një ditë para diktatorit. Shqipëria...