Pedagogia Kele: ‘Diella’ u propagandua të luftojë korrupsionin, manipuloi tendera publikë 200 mln euro

Pedagogia Kele: ‘Diella’ u propagandua të luftojë korrupsionin, manipuloi tendera publikë 200 mln euro

E pranishme në tryezën e organizuar nga PD, me temë  “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”,  Denisa Kele pedagoge e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit u ndal tek tenderat korrutivë të AKSHI-t dhe ministrja virtuale ‘Diella’ e cila u propagandua për të eliminuar korrupsionin në tendera, por ishte kjo agjenci që po manipulon tenderat. Fjala e pedagoges Denisa Kele Do dëshiroja që sot të flisja për dy dështime që janë totalisht shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato formojnë, në këndvështrimin tim, tablonë më të errët që ka pasur ndonjëherë kjo qeveri.  E para është përdorimi i fondeve publike dhe e dyta është rënia totale e sigurisë sonë kibernetike. Dua ta nis me atë që doktori e paralajmëroi pak më parë në...