PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur miratimin e progres-raportit për Shqipërinë nga Parlamenti Europian, duke e cilësuar votimin si një tjetër dëshmi të vlerësimit pozitiv që institucionet europiane i bëjnë ecurisë së vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Raporti u miratua në seancën e së mërkurës me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenime, duke rikonfirmuar mbështetjen e Parlamentit Europian për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama u ndal edhe te debati për zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, duke theksuar se Parlamenti Europian rrëzoi amendamentet që lidhen me këtë çështje dhe se ato nuk kishin lidhje me zhvillimin e projektit në zonë. Sipas kreut të qeverisë, institucionet europiane vazhdojnë të vlerësojnë progresin e Shqipërisë dhe të mbështesin...