PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën
Partia Demokratike ka perjashtuar dy këshilltarë bashkiakë në Durrës. Bëhet fjalë për Dritan Burgia dhe Arlind Boshku, të cilët njihen si mbështetës të Ervin Salianjit. Vendimi për largimin e tyre është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Sipas Nokës, dy këshilltarët kanë shkelur statutin e Partisë Demokratike. Në një reagim për gazetarin e A2 CNN Anesti Barjamemaj, ai u shpreh se arsyeja e përjashtimit lidhet me qëndrimet dhe veprimet e tyre politike. “I kam larguar sepse kanë punuar për të majtën”, deklaroi Noka.
Burimi:
javanews.al