PD mobilizoi militantët t’u bashkohen protestuesve, Berisha nis kritikat kundër investimit në Zvërnec: Kërcënim madhor për mjedisin!

PD mobilizoi militantët t’u bashkohen protestuesve, Berisha nis kritikat kundër investimit në Zvërnec: Kërcënim madhor për mjedisin!

Kryedemokrati Sali Berisha ka ndryshuar 180 gradë qëndrimin e tij për investimin që pritet të realizohet në Zvërnec të Vlorës. Në fillim Berisha deklaronte se mbështeste projektin, por PD ka mobilizuar militantët e vet ditën e sotme që t’i bashkohen protestës në Tiranë, që kundërshton projektin. Pas mesazheve në grupet e Whatsapp-eve ku u bëhej thirrje militantëve të PD për mobilizim dhe pjesëmarrje në protestë, kreu i demokratëve, Sali Berisha ka nisur edhe kritikat për projektin. Në një reagim të sotëm, lidhur me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, Berisha i mëshoi fort një prej kërkesave të protestuesve për ‘anulimin e vendimeve që kërcënojnë mjedisin.’ Kujtojmë se pavarësisht qëndrimit të kryedemokratit, një prej thirrjeve më të përhapura mes protestuesve është ‘Berisha në burg’. “Edi Rama përdori...