“PD mburojë për të sulmuar SPAK në mbrojtje të Berishës”, Balliu: Do vijoj betejën time ligjore!

“PD mburojë për të sulmuar SPAK në mbrojtje të Berishës”, Balliu: Do vijoj betejën time ligjore!

Kandidatja për kryetare të Partia Demokratike, Alesia Balliu, ka reaguar pasi kandidatura e saj nuk u pranua në garën për drejtimin e partisë. E ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News Albania, ajo deklaroi se nuk i janë njohur kriteret, duke theksuar se procesi po zhvillohet pa garë reale. Balliu akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka uzurpuar Partinë Demokratike dhe po e përdor atë për interesa personale, ndërsa paralajmëroi se do t’i drejtohet gjykatës për të kundërshtuar procesin zgjedhor brenda partisë. “Kriteret nuk i plotëson. Kriterin e parë nuk e plotëson, sepse duhet të jetë e spikatur dhe nuk ka pasur poste drejtuese dhe poste të larta. Kështu që mbetet në pritje se çfarë do të vendosë vendimmarrja. E rëndësishme sot, është fakti që...