PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe anëtarët e rinj të Këshillit

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe anëtarët e rinj të Këshillit

Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë, duke nisur nga ora 10:00, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që vjen vetëm një javë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të kësaj force politike. Punimet pritet të nisin me miratimin e Komisionit që do të drejtojë Kuvendin, si dhe të Sekretariatit Teknik. Komisioni do të përbëhet nga Ivi Kaso në cilësinë e kryetarit, së bashku me Floriana Garon, Bardh Spahinë, Eliona Shkrelin dhe Nada Meçorpajn. Pas votimit të tyre nga delegatët, Kuvendi do të hapë zyrtarisht punimet. Gjatë seancës, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, do të prezantojë paketën me tetë propozime për ndryshime statutore, të cilat do t’i nënshtrohen diskutimit dhe votimit. Ndër ndryshimet kryesore parashikohet riformatimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe...