PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Partia Demokratike mbledh këtë të hënë, më 16 mars, Kryesinë e partisë, një ndër organet kryesore vendimarrëse pas Kuvendit Kombëtar. Siç raporton gazetari i Klan News Enkel Xhangoli, Kryesia e PD-së do të mblidhet në orën 12:00, ku pritet të diskutohet vijimi i aksionit opozitar të kësaj force politike, që siç e kemi parë kohët e fundit, i ka intensifikuar protestat kombëtare. Protesta e radhës do të mbahet më 22 mars. Megjithatë do të ketë diskutime edhe për sa i përket riorganizimit të PD-së dhe zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen në parti brenda pak muajsh. “Në këtë mbledhje të Kryesisë ka edhe tema diskutimi përsa i përket riorganizimit të Partisë Demokratike, dhe kryesisht dhe përsa i përket zgjedhjeve të brendshme që pritet të mbahen në...