PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të “Territoriales”: Duhen konsultime dhe opinioni i Këshillit të Europës
Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht zgjatjen me tre muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, duke argumentuar se një pjesë e konsiderueshme e objektivave të parashikuara në planin e punës nuk janë realizuar ende. Kërkesa është depozituar këtë të mërkurë nga bashkëkryetari i komisionit, Luçiano Boçi, drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Konferencës së Kryetarëve. Boçi kërkon që komisioni të vijojë punën edhe gjatë muajit gusht, në mënyrë që komisioni të përmbushë plotësisht mandatin e tij dhe produkti përfundimtar të mos depozitohet në Kuvend pa u përmbushur të gjitha fazat e procesit. Sipas opozitës, komisioni nuk mund të konsiderohet se e ka përfunduar punën, pasi ende nuk është marrë opinioni institucional i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit...
Burimi:
javanews.al