PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm: Infiltrimi i krimit nga radhët e policisë, rrezik serioz për sigurinë kombëtare
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin, lidhur me shqetësimet mbi nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërisë së Policisë së Shtetit ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar. Kërkesa është depozituar konkretisht nga deputeti i PD, Klevis Balliu, ku sipas tij, ‘infiltrimi i krimit nga radhët e policisë është rrezik serioz për sigurinë kombëtare’. Balliu shprehet se kjo situatë përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e Shqipërisë ndaj partnerëve strategjikë. Deputeti demokrat kërkon që qeveria dhe Ministria e Brendshme të japin shpjegime të qarta mbi mënyrën se si janë kryer emërimet, promovimet dhe mekanizmat e kontrollit të integritetit në Policinë e Shtetit. Reagimi i plotë: Ne emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike...
Burimi:
top-channel.tv