“PD e uzurpuar nga klani familjar”, Balliu: Me Salianjin në garë, Berisha do të humbte zgjedhjet për kreun e partisë

“PD e uzurpuar nga klani familjar”, Balliu: Me Salianjin në garë, Berisha do të humbte zgjedhjet për kreun e partisë

Juristja Alesia Balliu, e cila u përjashtua nga gara për kreun e PD-së, është shprehur se Sali Berisha dhe klani i tij familjar kanë uzurpuar këtë forcë politike. Komentet Balliu i bëri në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se lidhur me paligjshmërinë në garën për kreun e PD-së, ajo u kishte dërguar e-maile gjithë kancelarive perëndimore dhe se do të kishte edhe takime me përfaqësues të BE-së. “Padyshim që vetëm emrin ka demokratike, pasi qëllimi paska qenë sundimi i një personi të vetëm, që është padiskutim uzurpimi i PD-së nga Berisha dhe klani i tij familjar. Padiskutim që nuk është garë, unë e kam denoncuar dhe i kam çuar E-maile gjithë kancelarive perëndimore dhe shumë shpejtë do të kem takim me...