PD e paralajmëron: Neni i Ramës që shpëton veten e ministrat rrëzohet në Kushtetuese

PD e paralajmëron: Neni i Ramës që shpëton veten e ministrat rrëzohet në Kushtetuese

Partia Demokratike ka paralajmëruar se ndryshimet në Kodin Penal do të rrëzohen në Kushtetuese. Në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, deklaroi se ekziston një precedent i qartë i Gjykatës Kushtetuese që, sipas tij, e bën të rrëzueshëm këtë nen. Sipas Bylykbashit, nuk mund të barazohet mandati i një të zgjedhuri nga populli me atë të një funksionari të emëruar. Deputeti demokrat e cilësoi nismën si një përpjekje personale të kryeministrit. “Unë po ju parashtroj antikushtetutshmërinë që ka ky nen. Ne mund të vazhdojmë ta tjerrim këtë histori, por nuk mundet që e gjithë kjo që thashë të anashkalohet, pasi sot ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk mund ‘ta hajë turpin me bukë’. Ekziston një precedent, i...