PD dhe PS bashkojnë votat në Kuvend/ Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, Ministrja Spiropali: Garanci për orientimin euroatlantik të vendit

PD dhe PS bashkojnë votat në Kuvend/ Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, Ministrja Spiropali: Garanci për orientimin euroatlantik të vendit

Është miratuar me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. E pranishme në komision, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali tha se ky projektligj është në përputhje me dispozitat e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas Siropalit, ky partneritet mbetet garanci për orientimin euroatlantik të vendit. “Ky partneritet mbetet shtylla kryesore e politikës së jashtme dhe garanci për orientimin euroatlantik të vendit. Nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese, ky projektligj është në përputhje me dispozitat e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Karta e Bordit të Paqes parashikon që asnjë shtet nuk është i detyruar të marrë pjesë në misione pa pëlqimin e tyre dhe...