PD bojkot, PS voton e vetme rendin e ditës/ Miratohen edhe rezolutat për punën e 10 institucioneve

PD bojkot, PS voton e vetme rendin e ditës/ Miratohen edhe rezolutat për punën e 10 institucioneve

Pas 5 orësh seancë plenare, Partia Socialiste po votoi e vetme rendin e ditës, pasi PD dhe PL e bojkotuan seancën plenare. Me votat e mazhorancës u miratuan një sërë projektligjesh, kryesisht në sektorin e bujqësisë, si edhe zhvillimi i Censit që nis në tetor. Siç e paralajmëroi në seancë, deputeti socialist Erion Braçe bashkë me Erald Kaprin votoi kundër ligjit “për mbrojtjen e tokës bujqësore”, si edhe abstenoi disa ndryshime në ligjin për librin. Po ashtu, u miratuan edhe rezolutat për vlerësimin e punës së 10 institucioneve, nga KQZ, Banka e Shqipërisë, ILDKPI, AMF, INSTAT, AKEP, RTSH, AMA. Votimi në seancë plenare -Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”- 77 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër -Projektligji “Për censin e bujqësisë”- 78 vota pro,...