Pasi morën votimin mes kaosit në Parlament-Betohen sot ministrat e rinj të kabinetit qeveritar

Pasi morën votimin mes kaosit në Parlament-Betohen sot ministrat e rinj të kabinetit qeveritar

Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi TIRANË-Kuvendi votoi në seancën e djeshme të 5 marsit për shkarkimet dhe emërimet e reja në kabinetin e qeverisë. Pas miratimit në Kuvend të të gjitha ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, sot në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Mes kaosit e rrëmujës në seancën e djeshme u miratuan të gjitha dekretet e Presidentit Bajram Begaj, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore. Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi demokratët kundërshtuan duke u ngritur në këmbë dhe bllokuan foltoren e Parlamentit. Emërimet Albana Koçiu zv/kryeministre 83 vota pro 3 kundër Ferit Hoxha ministër i Jashtëm 83 pro 4 kundër Besfort Lamallari...