Pasi morën “bekimin” e Presidentit, ministrat e rinj do të betohen nesër!
presidenca TIRANË- Ministrat e rinj të dekretuar dje nga Presidenti Bajram Begaj do të kryejnë betimin në një ceremoni që do të zhvillohet ditën e nesërme, në Pallatin e Brigadave. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, ceremonia do të zhvillohet në orën 10:00, përpara Presidentit të Republikës. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i dorëzoi presidentit propozimet për një sërë ndryshimesh në qeveri. Një riorganizimi në disa dikastere, solli 7 lëvizje në kabinet, me emërime dhe shkarkime. Ndërkohë, në seancën e sotme plenare, mazhoranca votoi me 83 vota pro ndryshimet në shtatë ministri. Ndryshimet dhe përbërja e re e qeverisë: Ikën Belinda Balluku- zëvendësohet nga Albana Koçiu Besfort Lamallari - Minister i Brendshëm - zëvendeson Albana Koçiun Toni Gogu - Ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin Ferit Hoxha - Minister i Jashtem - ikën...
Burimi:
zeri.ai