Pas miratimit në Kuvend, sot betohen ministrat e rinj të qeverisë
Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, sot në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj. Sipas njoftimit të Presidencës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, do të bëjnë betimin përpara tij në ceremoninë që do të mbahet këtë të premte në Pallatin e Brigadave. Në seancën plenare të një dite më parë, Kuvendi miratoi të gjitha dekretet e Presidentit Begaj, që përfshijnë 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime të reja në poste ministrore. Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë bllokuan foltoren e Parlamentit dhe qëndruan në këmbë gjatë procesit të votimit. Rezultatet e votimit për emërimet:• Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83 vota pro, 3 kundër•...
Burimi:
vizionplus.tv