Pas miratimit në Kuvend, betohen sot ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4”
Pas miratimit në Kuvend të të gjitha ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, sot në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj. “Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte, më 6 mars 2026, ora 10:00”, – bëhet me dije nga Presidenca. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në seancën e djeshme u miratuan të gjitha dekretet e Presidentit Begaj, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore. Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit. VOTIMI PËR EMËRIMET1-Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83...
Burimi:
sot.com.al