Pas Durrësit, PD përjashton 4 anëtare nga dega e Elbasanit, mes tyre Gjergji dhe Madhi: Ky s’është proces demokratik

Pas Durrësit, PD përjashton 4 anëtare nga dega e Elbasanit, mes tyre Gjergji dhe Madhi: Ky s’është proces demokratik

Alesia Balliu, Doris Madhi dhe Zheni Gjergji ELBASAN- Sot po zhvillohen zgjedhjet për drejtuesin e ri të degës së Partisë Demokratike në Elbasan. Bëhet me dije se në garë janë 5 kandidatë, Lumturi Hasa, Durim Cekrezi, Elior Vila, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani. Ndërsa, mësohet se janë hequr nga listat e anëtarësisë disa anëtarë të PD-së. Drejtuesja e Grupit të Këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Doris Madhi, ka denoncuar publikisht se emri i saj është hequr pa asnjë njoftim nga lista e anëtarësisë. “Vendimet merren në mënyrë arbitrare dhe jashtë çdo rregulli. Ky proces nuk është më demokratik”, shprehet Madhi. Po ashtu, nga lista është hequr edhe emri i Rudina Allës, kryetare e forumit demokrat të Gruas; Zheni Gjergjit, pasi ajo u...