Pas Binajt, Alimehmeti kërkon zyrtarisht kandidimin për Tiranën
Pas djegies së emrit të Florian Binajt nga Sali Berisha, për garën e ardhshme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti është hedhur në sulm. Ai ka përsëritur herë pas here kërkesën për të qenë ai kandidati i PD për këtë garë në 2027.Në një bashkëbisedim të fundit me studentët, Alimehmeti ka deklaruar përsëri se po pret përgjigje nga PD lidhur me kandidimin e tij.“Jam treguar i qartë: Jam i disponueshëm dhe në pritje të përgjigjes. Kandidatura ime është dorëzuar dhe pritet të shqyrtohet së shpejti. Megjithatë, mund të them se numri i kandidaturave është i kufizuar”, tha ai. Përgjigjja pritet vetëm nga Sali Berisha, i cili garën e vitit 2023 preferoi Belind Këlliçin përpara emrit të Alimehmetit. Këlliçi humbi...
Burimi:
javanews.al