Pas anëtarësimit në BE, bien marrëveshjet tregtare me vendet joanëtare! Zv.ministri: I kemi njoftuar…
Rënia e marrëveshjeve tregtare të Shqipërisë me vendet jashtë Bashkimit Europian, siç e parashikon kapitulli 30 i bisedimeve të anëtarësimit, kur vendi të bëhet pjesë e BE-së, ka hyrë në fazën e veprimit. Radio Televizioni Shqiptar mësoi se palët e tjera të këtyre marrëveshjeve janë njoftuar. “Janë njoftuar palët paraprakisht që në momentin që Shqipëria bëhet pjesë e Bashkimit Europian, marrëveshjet ku Shqipëria është aktualisht pushojnë së qeni në fuqi, sepse në momentin që ne hyjmë me Bashkimin Europian, ne adoptojmë kuadrin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe të investimeve që vetë Bashkimi Europian ka”, tha Endrit Yzeiraj, zv. ministër i Financave. Ndërkohë administrata shqiptare vlerëson efektet paraprake të lidhura me marrëveshjet më imediate. “Me Britaninë, me Turqinë, të cilat janë marrëveshje të rëndësishme, por...
Burimi:
javanews.al