‘Paratë e drogës, ndërtojnë Tiranën’, Beci: Krimi i organizuar ka marrë kontrollin, pastron miliarda në Shqipëri

‘Paratë e drogës, ndërtojnë Tiranën’, Beci: Krimi i organizuar ka marrë kontrollin, pastron miliarda në Shqipëri

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, u shpreh se Shqipëria po përballet me një 'hop' të krimit të organizuar, duke theksuar se paratë e trafikut të drogës po pastrohen masivisht në vend dhe po investohen kryesisht në sektorin e ndërtimit në Tiranë. Sipas tij, të dhënat e fundit të INSTAT, që flasin për qindra çështje të pastrimit të parave, nuk janë thjesht shifra, por dëshmi e transformimit të krimit nga kultivimi i kanabisit në rrjete të sofistikuara ndërkombëtare të trafikut të kokainës. Beci theksoi se ky zhvillim është nxitur nga dobësimi i institucioneve dhe mungesa e reagimit efektiv, duke i hapur rrugë fuqizimit të grupeve kriminale. Ai ngriti shqetësimin se fitimet e mëdha të krijuara jashtë vendit po rikthehen dhe pastrohen në Shqipëri,...