Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Pajtohuni për reformën zgjedhore dhe territoriale”, kreu i KQZ për Top Channel: Partitë politike të arrijnë konsensus
Viti i ri nis me sfida të vjetra për politikën. Mazhorancës dhe opozitës i duhet të nisin sesionin e ri me detyra të mbartura, të cilat u bllokuan për shkak të konfliktit politik. Apeli i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është që palët të hedhin pas krahëve mosmarrëveshjet për t’i hapur rrugë konsensusit për reformën zgjedhore dhe territoriale. “Apeli im është i njëjtë me atë të ndërkombëtarëve dhe qytetarëve. Në këtë vit do të duhet t’i tejkalojnë këto kontradikta që kanë për të gjetur konsensus për reformën zgjedhore, territoriale dhe reformat e tjera”, u shpreh Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, për Top Channel. Në kalendarin politik, 2026 nuk është vit elektoral, por për Ilirjan Celibashin nuk duhet të jetë as vit pushimi. Nëse duan një hartë...