“Pagat në sektorin privat e publik janë rritur”, Rama: Pensionet do dyfishohen çdo vit!

“Pagat në sektorin privat e publik janë rritur”, Rama: Pensionet do dyfishohen çdo vit!

edi rama TIRANË- Gjatë mbledhjes së Asamblesë të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh se pagat në sektorin privat dhe publik po rriten. Po ashtu, Rama foli rreth planit 4-vjeçar të rritjes së dyfishtë të pensioneve. Kryeministri shpjegoi skemën, duke thënë se rritja e pensioneve është një plan 4-vjeçar, ku çdo vit do të dyfishohet.  “Duke qenë se ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ne fitoret tona i projektojmë, i përgatisim duke marrë kohë dhe shumë më parë se gjithë të tjerët, ne kemi parë nevojën të bëjmë një ristrukturim të punës në Bashkinë e Tiranës. Organizimi është a-ja. Ne sot jemi në një situatë që me kënaqësi e shohim që pagat në sektorin privat rriten. Pagat në sektorin...