Osmani: UÇK-ja, ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët! S’pranojmë asnjë narrativë që barazon agresorin me viktimën

Osmani: UÇK-ja, ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët! S’pranojmë asnjë narrativë që barazon agresorin me viktimën

Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë solemne për nder të 18 vjetorit të pavarësisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalën e saj përmendi ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke thënë se çdo përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet gjenocidale të Serbisë, jo vetëm që e minon drejtësinë por dëmton rëndë edhe themelet e paqes afatgjatë në rajonin tonë. “Krerët e UÇK-së që sot gjenden në Hagë së bashku me mijëra luftëtarë të tjerë u ngritën për liri, dinjitet dhe për të drejtën për të jetuar të lirë në atdheun e tyre. Prandaj çdo përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet gjenocidale të Serbisë, jo vetëm që e minon drejtësinë por dëmton rëndë edhe themelet e paqes...