Opozita zbret nesër në shesh, Berisha: 24 Janar është dita e gjykimit!
sali berisha TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë nesër, 24 janar, protestën kombëtare, teksa kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për mediat iu bën thirrje qytetarëve që t'i bashkohen. Një ditë para protestës, Berisha e konsideron të shtunën e 24 janarit, një ditë të revoltës dhe guximit, teksa shprehet se nesër qytetarët do t’i bëjnë gjyqit kryeministrit Rama. Teksa vijoi me kritika dhe akuza në drejtim të kryeministrit, duke e cilësuar 'armikun e shqiptarëve', sipas Berisha 'nesër do të jetë dita e gjykimit' për të. “Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot....
Burimi:
zeri.ai