Opozita mbyll tubimin, Berisha akuza dhe mallkime nga selia blu: Zoti ju vraftë, protesta tjetër më e fuqishme

Opozita mbyll tubimin, Berisha akuza dhe mallkime nga selia blu: Zoti ju vraftë, protesta tjetër më e fuqishme

Tiranë – Pas përfundimit të protestës së opozitës, kryetari i Sali Berisha foli për gazetarët nga selia e Partia Demokratike e Shqipërisë, duke lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe forcave të rendit. Berisha deklaroi se nuk do të tolerojë asnjë sulm ndaj selisë së PD-së dhe paralajmëroi reagim të menjëhershëm nëse një gjë e tillë ndodh. “Në rast se guxon të sulmojë këtë seli, selive të tij nuk do t’u gjejë gjurmë. Është mundim i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tyre ndaj selive të krimit. Ata janë të gatshëm në çdo moment për t’i bërë ato të paqena”, u shpreh ai, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama. Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorim të bombave tymuese dhe bombolave...