‘Opozita ka punuar për Zgjedhoren dhe Territorialen’, Boçi – Ballës: Unë këtu jam, por kam hallin se ku do të jesh ti

‘Opozita ka punuar për Zgjedhoren dhe Territorialen’, Boçi – Ballës: Unë këtu jam, por kam hallin se ku do të jesh ti

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me debatet për procedurat parlamentare dhe akuzat e mazhorancës ndaj opozitës. Boçi deklaroi se nuk ka shmangur çështjen e votimeve dhe të “kartonave”, duke theksuar se sipas tij rëndësi kanë qëllimet dhe hapat e procedurave, jo datat formale. Ai kërkoi që të mos krijohet panik, duke pretenduar se opozita ka qenë e angazhuar dhe ka punuar për proceset parlamentare. Boçi iu drejtua edhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke deklaruar se ai ndodhet në Kuvend pavarësisht paralajmërimeve që, sipas tij, i ishin bërë. “Nuk e shmanga çështjen e kartonëve. Datat janë formalitet, dhe ajo që është me rëndësi, janë qëllimet dhe hapat e procedurave. Mos përhapni panik, se kemi punuar....