Opozita bojkoton Kuvendin, akuzon mazhorancën për bllokim të nismave dhe shmangie të llogaridhënies
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, duke akuzuar mazhorancën për bllokim të qëllimshëm të funksionimit normal parlamentar dhe për pengim të rolit kushtetues të opozitës. Sipas opozitës, qeveria po shmang llogaridhënien dhe po refuzon të vendosë në diskutim nisma ligjore me rëndësi publike, ndërsa paralelisht po injoron kërkesat e qytetarëve dhe rekomandimet ndërkombëtare. Opozita ka vendosur të bojkotojë seancën plenare të sotme, duke kërkuar përfshirjen e katër projektligjeve të depozituara prej saj në rendin e ditës dhe respektimin e standardeve të demokracisë parlamentare. Ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit janë shënuar tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë. Deklarata e Partisë Demokratike Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë,...
Burimi:
vizionplus.tv